Turqia

Erdogan: Në asnjë mënyrë, nuk do të lejojmë që njolla e zezë e historisë së Evropës në Srebrenicë, të shtyhet në plan të dytë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, përkujtoi 26-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke shprehur simpatinë e tij për viktimat. Në një video-mesazh për ceremoninë përkujtimore ku po shënohet përvjetori i gjenocidit, Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe boshnjakët.

“Në asnjë mënyrë, nuk do të lejojmë që kjo njollë e zezë e historisë së Evropës dhe njerëzimit (gjenocidi i Srebrenicës) të shtyhet në plan të dytë”, theksoi Erodğan.

“Plagët që Srebrenica hapi në zemrat tona janë ende duke derdhur gjak edhe pse kanë kaluar 26 vjet”, shtoi presidenti turk.

Më shumë se 8.000 muslimanë boshnjakë u vranë kur forcat serbe të Bosnjës sulmuan Srebrenicën në korrik 1995, megjithë praninë e trupave paqeruajtëse holandeze.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e kishte shpallur Srebrenicën “zonë të sigurt” në pranverën e vitit 1993. Megjithatë, trupat e drejtuara nga gjenerali Ratko Mlladiç pushtuan zonën e OKB-së. Ai më vonë u shpall fajtor për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Duke kujtuar dekretin e gjykatës për kriminelin e luftës, Erodğan tha se megjithëse dekreti nuk mund të lehtësojë vuajtjet e “tragjedisë në zemër të Evropës”, ai mund të ndihmojë në parandalimin e gjenocideve të tjera.

Ai nënvizoi rëndësinë e paqes në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku jetojnë besime, kultura dhe etni të ndryshme, duke thënë se stabiliteti i saj është i nevojshëm për gjithë Evropën, veçanërisht Ballkanin.

Presidenti turk u bëri thirrje figurave politike të kundërshtojnë urrejtjen, dhunën dhe diskriminimin dhe të ribashkohen bazuar në vlerat e përbashkëta njerëzore.

“Është detyra jonë e përbashkët ta bëjmë paqen të përhershme në këto toka”, tha ai.

Erodğan gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të gjenocidit dhe u lut për mëshirën e Allahut për të vrarët.(Anatolu Agency)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Qeveria Kurti më ka shantazhuar e kërcënuar

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka akuzuar hapur qeverinë në detyrë …