leoni

Nol Nushi

Nol Nushi: Në xhirollogarinë e “Auto Control Kosova”, me vetëm tre punëtorë paguhen 1 milion e 800 mijë euro në vit

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar pas marrëveshjes së Ministrisë së Infrastrukturës me kompaninë “Auto Control Kosova”, për ofrimin e tiketës ngjitëse që do të kushtojë pesë euro. Ky është monopoli i parë i qeverisë Kurti, tha Nol Nushi duke sqaruar se kjo pagesë është e paarsyeshme, derisa ka publikuar edhe disa të dhëna për këtë kompani që janë marrë nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, ku figuron se kjo kompani është regjistruar në qershor të vitit 2018 dhe se ka vetëm tre punëtorë. Nëse llogaritet numri i veturave që janë regjistruar vjet, i bie që në xhirollogari të kësaj kompanie me vetëm tre punëtorë të kalojnë 1 milion e 800 mijë euro në vit nga kjo marrëveshje ka sqaruar Nol Nushi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë refuzon pjesën më të madhe të provave që nuk lidhen drejtpërdrejt me akuzat ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Në vendimet e fundit të Gjykatës Speciale, pjesa më e madhe e provave të paraqitura …