Albana Bytyçi, kritikoi Policinë e Kosovës për dhunën, të cilën e ka ushtruar gjatë arrestimit të disa aktivistëve të PSD-së

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi, ka kritikuar  Policinë e Kosovës për dhunën, të cilën e ka  ushtruar sot gjatë arrestimit të disa aktivistëve të PSD-së. Qeveria aktuale ka qenë me vite kundërshtuese e fyese ndaj Policisë dhe shtetit në protesta të tilla. Sot ata shikuan nga dritaret, portalet apo  nga vija bregdetare si ndonjë pjesë filmi. Grupi i Grave Deputete, Presidentja dhe të gjitha shoqatat e grave duhet të reagojnë ndaj një gjesti të tillë ndaj një gruaje. Shteti duhet të reagojë  në situata të tilla dhe duhet dënuar një vepër e tillë, të ushtruar ndaj protestueseve dhe të na dëshmojë që jemi të lirë dhe nuk jetojmë në një shtet të uzurpuar, ka saktësuar, deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Jonas Westerlund: Institucionet të formohen sa më shpejt, 2026-ta mund të jetë vit i mirë për Kosovën

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve …