Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Turqia e kundështon vendimin e gjykatës së BE-së, një sulm kundër të drejtave të grave myslimane

Ministrat e Turqisë e kanë kritikuar vendimin e gjykatës së Bashkimit Evropian  i cili e  ndalon vënien e shamive  në vendet e tyre të punës, duke e trajtuar këtë vendim si sulm ndaj të drejtave të grave myslimane, që i jep legjitimitet racizmit. Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian të enjten vendosi se punëdhënësit  privatë mund t’ iu  ndalonin punëtoreve vënien e simboleve religjioze, përfshirë edhe shamitë nëpër vendet e punës, raporton Guardian. Ibrahim Kalin, zëdhënësi i kryetarit, Rexhep Tajip Erdogan, shkroi se kjo lëvizje do të rriste e do ta inkurajonte islamofobinë. Fahrettin Altuni, drejtor i komunikime e përshkroi vendimin si të pabesueshëm dhe “si përpjekje për të garantuar legjitimitet për racizmin”. “Në vend se ta denoncojë të kaluarën e vet të errët, Evropa tash po kërkon ta përqafojë atë,” tha ai. “Ne e dënojmë këtë vendim, që nëpërkëmbë dinjitetin njerëzor” të femrave myslimane.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …