Po vazhdon vaksinimi i qytetarëve kundër virusit korona, tani kanë të drejtë vaksinimi kanë qytetarët mbi 18 vjeç

Po vazhdon vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19, tani kanë të drejtë vaksinimi kanë qytetarët mbi 18 vjeç

Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit, ku tashmë të drejtë për të marrë vaksinën kanë të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeçare. E në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, qytetarëve po u bëhet thirrje që të vaksinohen kundër coronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social ka kërkuar nga qytetarët të marrin vaksinën kundër COVID-19. “Puna në Institutin Kombëtar vazhdon pa pushim. Qytetarë të nderuar. Urime Festa e Kurban Bajramit. Ju lutemi vaksinohuni të gjithë për të qenë të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në urimin e tij për festën e Kurban Bajramit, tha se qytetarët duhet të vaksinohen, në mënyrë që festat t’i festojnë me hare.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …