Avokati i ish-kryetarit, Hashim Thaçi, Gregory Keohe, dërgon në Gjykatë parashtresat për lirimin nga paraburgimi

Avokati i ish-kryetarit, Hashim Thaçi, Gregory Keohe, dërgon në Gjykatë parashtresat për lirimin nga paraburgimi

Avokati i ish-kryetarit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-kryetarit. Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit. Ndonëse qeveria e Kosovës nuk ishte e gatshme të dalë garantuese e lirimit të krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, këtë gatishmëri e kanë shfaqur dy shtete tjera, shkruan lajmi.net. Kjo konfirmohet në vetë parashtresat e avokatit të ish-presidentit Thaçi në Speciale, Gregory Keohe. Ky i fundit teksa jep detaje për shtetet në fjalë, thotë se njëra nga to është  vend kontribuues në Speciale. Sidoqoftë ,nuk dihet se cilat nga vendet kanë ofruar garanci për lirimin e Thaçit, teksa për këtë ishte përmendur edhe Sllovenia.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …