Në Kroaci ka ndodhur një aksident trafiku ku përfshirë një autobus nga Kosova, raportohet për 10 të vdekur

U liruan nga spitali në Sllavonski Brod të Kroacisë, 26 mërgimtarët nga Kosova, që u lënduan në aksidentin e djeshëm, fatal

Sot u liruan nga spitali në Sllavonski Brod të Kroacisë, 26 mërgimtarët nga Kosova  të cilët mbetën të lënduar nga aksidenti ku ditë më parë  vdiqën 10 prej tyre. Një mjek nga spitali në Slavonski Brod tha se 26 të plagosur në aksidentin e trafikut në orën 13 e 30 janë  liruar nga spitali dhe janë përcjellë  për identifikim dhe strehim të përkohshëm derisa të merret një vendim përfundimtar nëse ndonjëri prej tyre do të vazhdojë udhëtimin e tyre në Kosovë ose për tu kthyer në Gjermani. Drejtoria e Spitalit ka sqaruar se dy pacientë me rrezik për jetën janë ende në njësitë e kujdesit intensiv dhe gjendja e tyre po monitorohet nga afër dhe po i  nënshtrohet metodave të kujdesit intensiv.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …