leoni

Ganimete Musliu: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale

Ganimete Musliu: Gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka hapësirë për shqetësime

Kryetarja e Komisionit për Mbikqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, njëherit edhe deputete e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se kreu i këtij institucioni, ka raportuar për punën gjashtë mujore. Sipas saj, drejtori Petrit Ajeti, u ka thënë se në përgjithësi gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka vend për shqetësime. “Sot kishim në raport të rregullt për 6 mujorin e parë të vitit drejtorin e Agjencinë për Inteligjencë Petrit Ajeti dhe është raportuar në përgjithësi për punën, aktivitetin e AKI-së dhe gjendjen e sigurisë në vend”, ka deklaruar Musliu. “Duke u bazuar në informatat që janë marrë nga zotëri Ajeti si drejtor i kësaj agjencie gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka hapësirë për shqetësime ose për ndonjë shqetësim shtesë te qytetarët e Kosovës”, tha Musliu. /EO/

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …