Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federiçi. Ai i uroi mirëseardhje gjeneralmajorit italian duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij. Myftiu Tërnava e njohu atë me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim. Ai edhe njëherë ka shprehur mirënjohjen e tij për misionin dhe përkushtimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, duke shprehur kështu vlerësimin dhe respektin e lartë që kanë qytetarët e Kosovës për ta. Gjeneralmajori, Franco Federiçi falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe nëpërmes tij vlerësoi lart punën dhe angazhimin që ka Bashkësia Islame e Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke vlerësuar kështu harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet gjithë qytetarëve pa dallim. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për krijimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe se bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe KFOR-it do të vazhdojë edhe më tej.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …