Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, nga testimi i 3,788 personave të dyshuar për koronavirus. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Ndërkohë, Ministria ka njoftuar se janë shëruar 16 persona duke e quar numrin e të shëruarve në 105,657 në total që nga fillimi i pandemisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
