leoni

Varroset Hamdije Hoti nëna e dy dëshmorëve të kombit, Xhemali dhe Shukri Hoti nga Krusha e Madhe

Varroset Hamdije Hoti nëna e dy dëshmorëve të kombit, Xhemali dhe Shukri Hoti nga Krusha e Madhe

Në Krushë të Madhe është varrosur Hamdije Hoti nëna e dy dëshmorëve të kombit: Xhemali dhe Shukri Hoti, e ndjera ishte vajza e dëshmorit Mulla Nura nga Gjinovci dhe mbesa e Ramë Bllacës. Xhaviti bashkëshorti i të ndjerës është ende i zhdukur. Selami Hoti djali i Hamdije Hoti ka bërë një falënderim publik me c rast ka shkruar: Të dashur/a familjarë/e, bashkëqytetarë/e Krushjan/e, miq e mikesha nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e nga mbarë Evropa, Amerika e Australia, gjithë ju që u keni ndarë dhimbjen me ne duke na shprehur ngushëllime personalisht, përmes mesazheve të shumta, telefonatave, si dhe pjesëmarrjes në varrimin e Dijes. Ju falemi nderit dhe ua kthefshim në të mira e gëzime. Faleminderit edhe ty vëlla Ali Hoti që për 22 vite u përkujdese për Dijen njëjtë si për nënën tuaj, faleminderit gjithë personelit mjekësor pa dallim, që për këto dhjetë ditë dhe jo vetëm, ishit me ne dhe u bëtë pjesë e familjes sonë të madhe me dhimbje të mëdha! Edhe këtë herë dëshmuat se së bashku ashtu siç gëzimet mund t’i bëjmë më të hareshme, edhe humbjet e pikëllimet mund t’i kalojmë më lehtë, faleminderit. Dije, heroina jonë, të kishim edhe babë, shok, shoqe, mësuese, udhërrëfyese, e çka jo? Ne, së bashku do të vazhdojmë rrugën që na trasove; së bashku në të mirë e në të keq, e ti Dije pusho se mjaft të kemi lodhur ne të gjallët. Tani më, nuk do të kesh dhimbje shpirti, pusho e qetë në amshim, në kopshtin e parajsës pranë babës që serbët ta morën pa e njohur fare, kur ishe vetëm 6-vjeçe, pusho pranë djemve dëshmorë Xhemës e Shukit, besoj se edhe babën Bit do ta takon bashkë me nusen martire, Habiben pusho pranë shumë nënave të përvuajtura Krushjane. Tregoju se përkundër problemeve të shumta, Kosova po ecën tutje falë gjakut e sakrificave të tyre, pjesë e të cilave ishe edhe vetë. Lamtumirë Nënë! Në emër të motrës Mejreme, vëllezërve Fazliut, Fevziut, Nazmiut e Sabriut, në emër të nipit Isuf, mbesave Vlorës, Shahës, Jonidës dhe mbarë familjes, ju faleminderit.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Qëndresa heroike e Tahir Nebih Mehës dhe Nebih Emin Mehës në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981

Komuna Skenderaj më shoqatat e UÇK-së organizojnë homazhe 43-vjetorit të rënies së heronjëve Nebih e Tahir Meha

Më rastin 43-vjetorit të rënjës së heronjëve Nebih e Tahir Meha’ Komuna Skenderaj më shoqatat …