Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Formimi i Policisë së Kryeqytetit do jetë prioritet i imi dhe kjo do ndikojë direkt në rritjen e sigurisë

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj ka premtuar formimin e Policisë së Kryeqytetit. Ai ka theksuar se viteve të fundit është shfaqur dukuria e dhunës nëpër shkolla. Dhe sipas tij, kjo gjendje do të trajtohet me shumë konsideratë. “Gjatë këtyre viteve është vërejtur dhuna e shtuar në shkolla dhe përdorimi i narkotikëve të ndryshëm. Kjo situatë do të trajtohet me shumë prioritet në qeverisjen e ardhshme të kryeqytetit. Zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin do jetë top prioritet dhe kjo do ndikojë direkt në siguri, duke formuar Policinë e Kryeqytetit. Vendosja e kamerave në tërë kryeqytetin, do të krijojë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …