leoni

KMDLNJ sërish kërkon që të lirohen nga vuajtja e dënimit të burgosurit me sëmundje të kronike

KMDLNJ sërish kërkon që të lirohen nga vuajtja e dënimit të burgosurit me sëmundje të kronike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas vdekjes së një burgosuri në spitalin rajonal të Pejës. Ky këshill e ka përsëritur edhe njëherë kërkesën që të burgosurve me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit apo t’iu mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nëse kanë mundësi materiale apo pranojnë të kujdesen për të. “Duke e vlerësuar angazhimin e personelit shëndetësor në Burgun e Dubravës, KMDLNj-ë e ripërsërit kërkesën që të burgosurit me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit apo t’iu mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nësë kanë mundësi materiale apo pranojnë të kujdesen për të. Nuk është rasti i parë e nuk do të jetë as i fundit që të burgosurit, pa asnjë shpresë për shërim mbahen në burg ku edhe vdesin e që përgjegjësia i adresohet, pa të drejtë”, thuhet nga reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …