Brickos

RKL: Goran Bregoviqin nuk duhej pranuar, as për të kënduar në ndonjë hale të Korçës, por ka edhe diçka tjetër...

RKL: Goran Bregoviqin nuk duhej pranuar, as për të kënduar në ndonjë hale të Korçës, por ka edhe diçka tjetër…

Paralajmërimi i pjesëmarrjes së mundshme i këngëtarit, serbo-kroat, Goran Bregoviq, në Festivalin e birrës në Korçë, ka ngjallur reagime të shumta  e të ndryshme gjatë ditëve të fundit.

Gjeneratat atdhetare të viteve 70-të e 80-të  e kujtojnë kohën e bashkim vëllazërimit jugosllav, kur këngëtarët grupet e rokerëve serbë e të tjerë, zbarkonin në Kosovë dhe asokohe jugo-shqiptarët i mbushnin përplot stadiumet për të dëgjuar këngët e grupit “Bijelo Dugme” e sa e sa të tjera.

Kishte nga jugo-entuziastët që digjnin këmishët në shenj pëlqimi e dalldie të çoroditur, nëpër stadiume. Po kishte edhe nga ata kur, ky farë Bregoviqi apo ndonjë tjerë këndonte këngën: Ici cu u shumu, ( do të shkoj në mal) ia kthente me zë të lartë. Shko, se atje e ke vendin, he nënën ta … Kishte nga ata dhe ato, që dalldiseshin deri në dëlir, por edhe nga që e shanin hapur, duke ngritur grushtin lart.

Kur filluan të vinë në Kosovë, grupet e këngëtarëve nga Shqipëria, sidomos Ansambli i Këngëve dhe i Valleve të Shqipërisë,  që kishte renome botërore, Bijelo dugme u bë Crno dugme…

Kanë kaluar  më shumë se 45 vite nga ajo kohë, por nostalgjia e jugo-shqiptarëve nuk është harruar. Janë shumë këngë të këtij këngëtari që këndohen me fjalë shqip nga disa “pevaca” madje edhe në gjuhën shqipe.

Ka mjaftë rokerë  e reperë në Kosovë, të cilët flasin me admirim e përkushtim për këngëtarët e këngëtaret serbe si, Goran Bregoviq, Vesna Zmijanac, Lepa Brena, Ceca Razhnjatoviq-Arkan e sa e sa të tjerë. Vetëm pak vite pas luftës, në një koncert që ka mbajtur Ceca e Arkanit, në Shkup, kishin marrë pjesë më shumë se gjashtë mijë shqiptarë nga Kosova. (Dëshmi e arkivuar në RKL).

Përveç nostalgjisë, që është  deri në një masë edhe e vetëkuptueshme, kemi anën tjetër të medaljes. Në Shqipëri nuk lejohet të ketë nostalgji për këngët e Enver Hoxhës, që janë krijime superiore artistike, nga të gjitha segmentet që përbëjnë këngën, tekstin, zërin, kompozimin brilant, këngë të kënduara nga këngëtaret e këngëtarët më në zë të kombit.

Cili këngëtar shqiptar, prej Arif Vladit e ndër më të popullarizuarit në Shqipëri do të pranonte të vinte në Kosovë , ta zëmë në Festivalin e Verës ,në Rahovec, dhe të merrte guxim e ta këndonte një këngë për Enver Hoxhën, Po të kërkohej që një këngë të tillë ta këndonte ndonjë këngëtar i njohur i Kosovës, do të lajmëroheshim me dhjetëra, të cilët në reporterin e tyre kanë dhe  këndojnë këngë për Enver Hoxhën dhe epokën e socializmit në Shqipëri.

Bregoviqi mund të këndojë madje edhe  ndonjë këngë ku madhëroheshin falangat vrastare serbe, të cilët kryen krimin barbar në Srebrenicë me thirrjet histerike, “patriotike” serbe Pucaaaaaaj, ( zjaaaaarr)

Cili këngëtar shqiptar do të ftohej ta këndonte në Beograd këngën e Adem Jasharit. Kjo as që mund të imagjinohet, por në Beograd i përuron veprat e tij në gjuhën serbe kundër UÇK-së Veton Surroi dhe jo vetëm ai.

Ministria e Kulturës në Prishtinë dekoron me mirënjohje për vepër jetësore, “glumacin”, Enver Petrovci, i cili pranon hapur se mbante në dhomën e gjumit foton e Milosheviqit, të cilën  asokohe e adhuronte, por nuk ia duronte gruaja e tij. Po ky Petrovci i mirëpritur  dhe i dashur më shumë në Beograd, sesa në Prishtinë, merr mirënjohje për vepër jetësore  nga Ministria e Kulturës së Kosovës,  vetëm sepse ka deklaruar publikisht se më mirë ka jetuar Kosova në kohën e Millosheviqit  sesa në atë të Hashim Thaçit.

Ja ku jemi. Të mos verbohemi vetëm nga rasti i Korçës.

Në Korçë ftohet për të kënduar një këngëtar i njohur serbokroat, po cili këngëtar nga Shqipëria apo Kosova është ftuar të këndojë shqip, ta zëmë në Kragujevc apo në qytetin dikur shqiptar të Nishit.

Por të gjithë e dimë se këtë këngëtarë nga fundërrina nacionaliste serbe nuk e kanë ftuar korçarët, që ende i kanë të freskëta kujtimet  kur u kishin hapur dyert vëllezërve nga Kosova të masakruar e të dëbuar nga vendi i tyre, në kohën kur Bregoviqi, i këndonte armës vrastare, fashiste serbe të Milosheviqit.

Jo, jo, Korça nuk do t i bënte vend të këndonte as para  një haleje të qytetit, Zoran Bregoviqit, por  janë kapitalistët shqiptarë, janë bosët që për 30 vjet i kanë shkatërruar vlerat kombëtare shqiptare dhe tani po bëjnë përpjekje t ua shpërlajnë edhe trurin nga, sikur thonë ata, “folklorizmi e anakronizmi shqiptar” që paska mbetur si hije e së kaluarës dhe që shumë po e “dëmtuaka” kombin e të ardhmen.

Edhe diçka tjetër.

Në kohën e socializmi të Shqipëri, asnjë radiostacion nuk ka transmetuar qoftë edhe një këngë serbe, apo greke, pavarësisht se jo pak  shqiptarë në Shqipëri  kanë dëgjuar këto këngë nga radiostacionet e këtyre dy vendeve.

Ky është një fakt që flet shumë, sidomos por të krahasohet me kohën tonë, kur kënga burimore shqipe po përpëlitet me zënie fryme të tallavasë më këngën majmune të sa e sa grupeve të të droguarve, të cilat as janë këngë, as janë shqip, as kanë ndonjë porosi, por thjesht janë këlthitje, brithma, çirrje, përjargie e majmunllëqe si këto.

Andaj ftohet në Korçë, Bregoviqi, për të kënduar  këngë serbe, pikërisht sepse dikur ato ua kishte ndalura regjimi “diktatorial” i Enver Hoxhës.

Ja kështu duhet ndrequr e kaluara, sepse edhe serbët e grekët këndojnë mirë, dhe tekefundit pse u ngritka aq shumë pluhur për një këngëtar që gjysma qenka serb e gjysma kroat. Po të kishte puro kroat, do ta kishim mirëpritur edhe në Kosovë.

Prania dhe këndimi i Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë, është lajm i keq, sepse lëndon ndjenjat e shqiptarët liridashës të Kosovës e më gjerë, pasi ai  u ka kënduar dhe u këndon falangave vrastare të Millosheviqit. Po të ishte një këngëtar tjetër serb, që i ka qëndruar larg politikës, mund të këndonte jo vetëm në Korçë, por kudo edhe në Kosovë.

Përpjekja e disa qarqeve të egra  me përmbajtje politike, për ta përdorur ftesën që iu ka dërguar Bregoviqit si pretekst, për të bërë fushatë kundër shqiptarëve, kundër Edi Ramës e kundër Shqipërisë përgjithësisht bëhet pikërisht nga jugo-nostalgjikët, nga ata të dikur i kanë brohoritur Bregoviqit, nga “jurishnikët” e bashkim vëllazërimit, nga at që jo moti  kanë mbushur stadiumet kur kanë kënduar këngëtarët serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …