Vlora Spancën e propozuar nga Vjosa Osmani e votojnë edhe deputetët e Listës serbe, por jo deputetët e opozitës

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka nënshkruar një vendim me të cilin, zonja  Vlora Spanca, i propozohet Kuvendit të Kosovës për pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës me 67 vota për 9 kundër dhe një abstenim, Kuvendi e ka zgjedhur Vlora Spancën, Auditore të Përgjithshme të Kosovës me mandat pesëvjeçar. Pro kanë votuar deputetët e pushtetit dhe të Listës Serbe. Zonja Spanca nga viti 2017, ka ushtruar detyrën e Ndihmëses së Auditorit të Përgjithshëm. Deputetët e opozitës votuan kundër. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kapja e institucionit të pavarur të Auditorit të Përgjithshëm nga kryeministri Albin Kurti përmes motrës së këshilltares së tij do ta humbë kredibilitetin e këtij institucioni. Vlora Spanca, është  motra e këshilltares së kryeministrit, Albin Kurti, Valbona Mehmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …