Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ i pranon aplikimet e subjekteve për certifikim edhe gjatë vikendit, kurse afati përfundon të hënën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të punojë edhe këtë të shtunë dhe të diele (14 dhe 15 gusht) nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për të pranuar aplikimet e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve përfundon të hënën, më 16 gusht, në orën 16:00. KQZ do të kërkojë verifikim të kandidatëve nga KGjK-ja nëse ndonjëri nga kandidatët është “i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit”./kp/

Kontrolloni gjithashtu

U promovua libri: Arbër Hadri, “Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës 1989–2008”

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë …