Shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Luan Dalipi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke komunikuar dhe bashkëpunuar me autoritetet amerikane për mundësinë e strehimit të afganëve që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara. Ai i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. SHBA-ja është aleatja jonë kryesore dhe partnerja jonë strategjike dhe se gjithë çka do të përmbyllet mirë. Ditë më parë, mediet ndërkombëtare njoftuan se Qeveria amerikane ka zhvilluar bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan. Reuters ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës favore ekonomike dhe politike për marrjen e disa mijëra afganëve por diplomatët amerikanë kanë thënë se në Uashington ka shqetësime për aftësinë e Kosovës që të strehojë afganët.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku jep betimin dhe merr detyrën si kryetar i ri i Skenderajt
Kuvendi Komunal i Skenderajt zhvilloi sot mbledhjen inauguruese, ku kryetari i zgjedhur më 12 tetor, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
