Infektologët po bëjnë i thirrje qytetarëve që të vaksinohen qoftë me AstraZeneca apo Pfizer

Ekspertët deklarojnë se kusht për rimëkëmbje ekonomike është imunizimi

Njohësit e ekonomisë kanë deklaruar se kusht për rimëkëmbje ekonomike është imunizimi i popullsisë nga virusi korona. Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka deklaruar për “Ekonomia Online” se nëse dëshirojmë ta shohim pjesën e rimëkëmbjes dhe të kemi plane afatgjata të zhvillimit këtë nuk mund ta bëjmë pa e pasur një situatë më të mirë të vaksinimit dhe kjo është apel për të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen sidomos tani kur ka mundësi edhe e zgjedhjes së vaksinës dhe të mos jenë pengmarrës të zhvillimit të vendit. Nga bisedat me bizneset vërehet që ka rritje të qarkullimit  dhe kjo sigurisht do të reflektohet në buxhetin e vendit dhe në gjendjen financiare të kompanive. Jemi në proces të rimëkëmbjes ekonomike mirëpo prapë nuk mund të flasim pa e pasur një përfundim zyrtar të pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Paradoksi i Donika Gërvallës: Para dhjetë vjetësh kërkonte dorëheqje, sot përballet me të njëjtën kërkesë

Para dhjetë vjetësh, pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, Donika Gërvalla kërkonte …