Naim Maloku: Korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet, sistemi i drejtësisë i degraduar, shëndetësia dhe arsimi janë problemet e Kosovës

Naim Maloku: Ata që mendojnë se Kosova s’ka djem e vajza që do i dalin zot, janë legena e lluma si Berati e Iliri me shokë!

Eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, ka reaguar kundër analistëve, Berat Buzhalës dhe Ilir Mirenës, të cilët kanë thënë se Serbia e merr Kosovën për 3 orë.

“Qenkan lajmëruar Berat Buzhala e Ilir Mirena.  Berati na thotë se “Serbia e merr Kosovën për 9 orë!” e Iliri, “për më pak se tri orë!” Unë nuk mund të e parashikoj se për sa orë Serbia e okupon Kosovën,  por e di se çka ka me ndodhë nëse, vërtetë, Serbia i hyn një aventure te tillë. Serbia do të përfundonte edhe më keq dhe me humbje edhe më të mëdha se Amerika dhe NATO në Afganistan. Ky do të ishte përfundimi i Serbisë bashkë me kuislingët dhe tradhtarët,  të cilët do e mirëpritshin në Kosovë. Ata që mendojnë që Kosova s’ka djem e vajza që do i dalin zot janë frikacakë, legena e llumi i llumit si Berati e Iliri me shokë” ka shkruar mes tjerash, ish eprori i luftës së UÇK-së, Naim Maloku, komandanti veteran e invalid i luftës, i cili në verë të vitit 1998  me bashkëluftëtarët  e tij  me muaj të tërë i mbrojti pozicionet e luftës në Smolicë e kudo, në Dukagjin e në zona të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KURTI DUHET TANI TA DËRGOJË NË KUSHTETUESE DRAFTIN E ASOCIACIONIT!

Albin po se bëre këtë tani nuk hyjmë në Këshillin e Europës! Nëse nuk hyjmë …