Arbërie Nagavci: Viti i ri shkollor fillon me 1 shtator me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në shkolla

Arbërie Nagavci: Viti i ri shkollor fillon me 1 shtator me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në shkolla

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me anë të një postimi ka treguar që viti i ri shkollor fillon me 1 shtator. Ajo ka shkruar se synohet që shkollat të jenë të hapura dhe mësimi të zhvillohet me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në institucione shkollore. “Bazuar edhe në rekomandimet për edukimin në kohë të pandemisë COVID-19 të lansuara në Qershor të vitit 2021 nga Grupi Këshillues Teknik (themeluar nga Drejtori Regjional i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për regjionin e Evropës), objektiv parësor duhet të jetë të mbajturit e shkollave të hapura dhe funksionale, dhe strategjitë shoqëruese siç janë aplikimi i masave mbrojtëse nga infektimi”, ka shkruar Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kritikon VV-në, pas votimit me Listën Serbe

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas votimit të Listës Serbe për kryesuesin e …