KGjK

KGjK njofton opinionin publik se ka pranuar njoftimin e Gjykatës Themelore, në Ferizaj lidhur me rastet e A.S. dhe D.K.

– Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), njofton opinionin publik se ka pranuar njoftimin e Gjykatës Themelore, në Ferizaj,  lidhur me rastet e A.S. dhe D.K. dhe ka mbledhur të dhëna të tjera nga Sistemi elektronik i Evidencës Penale.

Pas pranimit të këtyre të dhënave, KGjK në konsultim me anëtarët e Këshillit, i ka vlerësuar dhe analizuar këto të dhëna, me ç’rast ka dërguar kërkesë tek autoriteti kompetent për të shqyrtuar neglizhencën eventuale lidhur me shqyrtimin e këtij rasti nga gjykata dhe gjyqtarët përkatës.

Lidhur me këtë çështje, në rast se konstatohet neglizhencë nga ana e gjykatës përkatëse, atëherë autoriteti kompetent duhet të iniciojë procedurë disiplinore.

KGjK, zotohet se do t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të adresuar dhe trajtuar deri në fund çështjen në fjalë dhe në rast se konstatohet se ka lëshime apo neglizhencë, atëherë do të ndërmerren masa ndaj të gjithë zyrtarëve përgjegjës sipas procedurës disiplinore përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …