Safet Gërxhaliu

Safet Gërxhaliu: Refuzimi, për të qenë pjesë e iniciativës, “Ballkani i Hapur” humbë mundësinë e një tregu më të gjerë dhe investimet

Refuzimi i institucioneve të Kosovës për të qenë pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur” është duke bërë që vendi të humbë mundësinë që t’i bashkohet një tregu më të gjerë konsumues si dhe po pamundësohen investime ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor, ka thënë profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Tre liderët e këtyre shteteve Aleksandar Vuçiq, Zoran Zaev dhe Edi Rama atëbotë kishin nënshkruar edhe deklaratën e “mini-Shengenit”, e cila bazohet në katër liri themelore: lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve. Kjo nismë parasheh kalimin e kufijve të qytetarëve duke përdorur vetëm letërnjoftimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pengesave në vendkalimet kufitare, zvogëlimin e pengesave ekonomike, rritjen e turizmit brenda rajonit, tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe lehtësira tjera. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2023, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut synojnë të heqin kontrollet në kufijtë e tyre për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …