Shërohen 786 qytetarë, konfirmohen 84 raste pozitive me Covid-19 dhe 4 të infektuar e humbin jetën

Qeveria me zvogëlimin e testimeve ka regjistruar më pak të infektuar me virus, me qëllim të mos alarmimit të gjendjes

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare  e cila u mbajt dje dhe pas fjalimit të kryeministrit,  Albin Kurti lidhur me pandeminë, është raportuar numër më i vogël i rasteve të reja me virusin korona  në vendin tonë  pasi  Qeveria sot ka zvogëluar numrin e testimeve për këtë virus. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 3 mijë e 633 testime më pak se një ditë më parë. Dihet se javën e fundit  brenda një dite janë kryer mbi 11 mijë testime  gjatë ditës për koronavirus. Kuptohet se për shkak të uljes së testimeve, është ulur edhe numri i rasteve të reja të infektuara me virus. Dje Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në vend janë regjistruar edhe 1 mijë e 630 raste të reja, ndërsa sot, me uljen e numrit të testeve, ka rënë edhe numri i rasteve të reja të infektuara.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri hamza

Bedri Hamza: Diskutimet për ekonominë dhe zgjedhjet e parakohshme, prioritet i PDK-së

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, thekson rëndësinë e diskutimeve mbi çështjet …