Nait Hasani

Nait Hasani: Ambasada e Kosovës në Shqipëri është e zbrazët, detyrën ia kam dorëzuar zëvendësit tim

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka përfunduar sot misionin e tij prej diplomatit në Tiranën zyrtare. Ai ka thënë që detyrën e tij ia ka dorëzuar zëvendësit Haxhi Bajraktarit. “Më 30 gusht e përfundojë mandatin tim të jashtëzakonshëm dhe të ndërprerë nga Qeveria e Kosovës. Në misionin tonë në Tiranë kemi pas diplomatë të tjerë të cilët e kanë bërë pranimin dhe dorëzimin e detyrës. Ambasada e Kosovës në Tiranë e ka ushtruesin e detyrës ose të ngarkuarin Haxhi Bajraktarin i cili ka qenë zëvendësi i im gjatë tërë kohës sa kemi qenë në mision”, ka deklaruar Hasani. Tutje ai ka thënë që këtë vendim të Qeverisë e ka parë si të natyrshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …