Ramush Haradinaj

Haradinaj: Qeveria duhet t’ iu tregojë qytetarëve pse e hoqi taksën, pse nuk vendosi reciprocitetin me Serbinë, pse po e favorizon atë ?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratë së ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha në një konferencë për media se gjatë qeverisjes Haradinaj ka pasur keqpërdorime në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë. Ai ka pyetur Muratin pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë, ndërkaq ka hedhur akuza edhe për menaxhimin e pandemisë.

“Ministër Murati, etiketimet e ulëta nuk të shpëtojnë as ty e as shefin tënd nga dështimet e njëpasnjëshme”.

Tregoju qytetarëve ministër, pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë?!”

Tregoju qytetarëve se nuk keni blerë asnjë vaksinë, dhe e keni bërë Kosovën “kampione botërore” për keqmenaxhim të pandemisë!

Trego ministër, pse nuk po bëni asnjë angazhim shtesë në situatën më të rëndë e me numrin rekord të vdekjeve këto ditë? Biles as shtesa për personelin shëndetësor e as për policinë?!

Tregoju qytetarëve, se përpos që hoqët taksën, nuk vendoset reciprocitetin, Serbisë ia hoqët edhe pengesën e fundit, taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, për të dëmtuar prodhimin tonë vendor!

Ende nuk keni treguar pse e keni angazhuar, Nexhat Krasniqin, famëkeqin e tenderëve!?

Trego për keqpërdorimet e buxhetit, për dhjetëra kontrata pa shpallje të nënshkruara, për anulim të projekteve kapitale!?”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij lista e përgjigjeve e sqarimeve që Murati duhet me ia dhënë qytetarëve është shumë e gjatë.

“Ne u detyruam t’i rikujtojmë disa! Dhe për fund, sqaroju qytetarëve që auditimi i brendshëm bëhet nga ti dhe punëtorët tuaj, ku shkruani çka ju teket dhe nuk është auditim profesional nga Auditori Gjeneral”, u shpreh ai. “Sigurisht që keni nervozë dhe shqetësim nga sondazhet, që tregojnë se e keni marrë tatëpjetën. Fatkeqësisht nga të bëmat tuaja, po e pëson vendi dhe qytetarët”, tha në fund Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …