Brickos

Gjykata Speciale

Gjykata Speciale, në Hagë, ka refuzuar mocionet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit për shkelje të të drejtave

Gjykata Speciale, në Hagë, ka bërë me dije se gjyqtari i procedurës paraprake ka hedhur poshtë mocionet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit mbi ligjshmërinë e Dhomave dhe Zyrës së Prokurorit si dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave të caktuara kushtetuese të të akuzuarve. Sipas njoftimit, vendimin mbi hedhjen poshtë të mocioneve gjyqtari paraprak e ka marrë më 31 gusht. Më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …