leoni

Aziz Kelmendi

portalionline.com: Vrasja që pat tronditur Jugosllavinë, ja si e kishte trajtuar aktin heroik të Aziz Kelmendit gazeta, “Rilindja” e asaj kohe

Ishte koha kur të rinjtë kosovarë shkonin ta kryenin shërbimin ushtarak në Jugosllavi dhe ktheheshin në arkivole. Shumë prej tyre vriteshin, dhe familjeve u thoshin se ata kanë kryer vetëvrasje. Por historia e Aziz Kelmendit nga Karaçica e Drenicës, fshat në komunën e Lypjanit ishte ndryshe, ndonëse me fund tragjik. Ish-studenti i Juridikut, po kryente ushtrinë në Paraqin të Serbisë në vitin 1987.

20-vjeçari, Aziz Kelmendi nuk arrti të përballojë presionin e vazhdueshëm psikologjik që i bëhej nga eprorët dhe ushtarët serbë. Kështu që me 3 shtator 1987 ai vrau katër ushtarë, pesë i plagosi dhe në fund mbeti edhe vetë i vdekur.

Mënyra se si ka raportuar gazeta Rilindja, për këtë ngjarje është e habitshme, ndonëse e pritshme për kohën.

Me titullin “Krim i paparë në kazermën e Paraqinit”, shkruhet se Kelmendi kishte vrarë ushtarët kur ata ishin në gjumë.

Sot më 3 shtator, në orën 03:05 ushtari Aziz Sadik Kelmendi, me shërbim në garnizonin e Paraqinit, gjatë kryerjes së detyrës së ndihmësit të kujdestarit të njësisë, pa kurrfarë shkasi vrau në gjumë katër ushtarë”

Gazeta i jep epitet kriminel ushtarit, pa i ditur saktë rrethanat e as epilogun e ngjarjes.

Pas njoftimit për plagosje, në fund të lajmit bëhet e ditur se Azizi kishte bërë vetëvrasje, e se hetimet po vazhdojnë.

“Vrasësi Aziz Kelmendi lindi më 15 janar të vitit 1967 në fshatin Karaqicë të komunës së Lipjanit, ishte student i fakultetit të Drejtësisë në Prishtinë, me vendbanim të përhershëm në fshatin Dushanovë, KK i Prizrenit”

Bashkëngjitur, është edhe telegrami i ngushëllimit që Branko Mamulla ju dërgonte familjarëve të të vrarëve.

Në të njëjtën ditë, gazeta Rilindja kishte edhe një editorial me titullin “Mizori e Armiqësi”.

Editoriali me autor, Hilmi Syla, e quan kriminel Kelmendin fliste në emër të popullit, duke shprehur zhgënjimin për një vepër që ka bërë studenti kosovar.

“Lajmi për këtë tragjedi, veçmas tronditi kosovarët, pjesëtarët e kombësisë shqiptare në radhë të parë, mu pse krimineli i paskrupullt ishte nga ky mjedis dhe pos së keqes së madhe… Krimi mizor i Aziz Kelmendit, i cili në mënyrën më të vrazhdë keqpërdori besimin e ushtarit, të mbrojtësit të vendit, në opinionin e gjerë kudo hasi në gjykimin më të rreptë e të njëzëshëm, e ky veprim i ndyrë, edhe pse po zhvillohen hetime rreth tij, s’mund të kualifikohet ndryshe pos si sulm më i rëndë…”

Akti mizor, siç e cilëson rastin Rilindja në editorialin e saj sinjalizon se situata është afër ndërlikimit nga individë të infiltruar. https://portalionline.com › vrasja-qe-…

 

Shtojcë

Drejtori i Rilindjes, titisti i përbetuar, Rexhep Zogaj, nuk ishte mjaftuar me sulmin që i bëhej Aziz Kelmendit, familjes së tij dhe tetë ushtarëve shqiptarë e boshnjakë të cilët ishin arrestuar e dënuar  pre dy deri në 20 vjet burg,  por  prapa fotos së  Aziz Kelmendit kishte shkruar: Krimineli, Aziz Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …