OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës paqësore të PSD-së nuk ishte i duhur

Gjatë ditës së hënë, kryetari i PSD-së, Dardan Mulliqaj dhe anëtarët e tjerë të partisë kanë protestuar duke fishkëllyer tek konferenca e kryetares së Speciales, Ekatarina Trendafilova. Përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë të madhe ndaj Dardan Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë, duke i lënduar gjatë arrestimit. E ndërkohë ky lloj aksioni i Policisë së Kosovës, ka marrë kritika të shumta, duke u cilësuar si reagim i tepruar. Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur për ngjarjet e djeshme. Klinaku ka thënë se aksioni i PSD-së e konsideron shumë paqësor dhe shumë të rëndësishëm sa i përket mbrojtjes së luftës çlirimtare të UÇK-së. Sipas tij reagimi i Policisë së Kosovës ishte i tepruar dhe jo i duhur, pasi sipas tij aksioni ishte shumë paqësor dhe në nivel.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …