Ekaterina Trendafilova pritet me respekt në Mitrovicën e Veriut, jo me protesta të përgjakshme, sikur në Prishtinë

Ekaterina Trendafilova pritet me respekt në Mitrovicën e Veriut, jo me protesta të përgjakshme, sikur në Prishtinë

Kryetarja e Gjykatës Speciale , Ekaterina Trendafilova dhe e nënvarura e saj  zonja, Fidelma Donlon, kanë qëndruar për vizitë në Mitrovicën e Veriut. Për dallim nga konferenca në Prishtinë, e cila u prit me protesta  të përgjakshme nga aktivitete e PSD, vizita në veri  të Kosovës ka kaluar pa probleme. Trendafilova ka folur për aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, dhe ka paralajmëruar  se gjykimi do të fillojë vitin e ardhshëm, duke u shprehur me disponim se ata do të dënohen. Kryetarja  e Gjykatës Speciale është kritikuar edhe për faktin se ajo mbanë  takime të ndara me trupa diplomatikë, por edhe tryeza të përbashkëta me ta, sikur ajo që ka mbajtur një më 7 dhjetor të viti  2020 dhe një tjetër më 11 shkurt të këtij viti. Disponimi i saj kundër krerëve të luftës së UÇK-së ka edhe bazë urrejtjeje fetare kombëtare, jo për faktin se është me origjinë bullgare, por për shkak se ka mbështetur dhe mbështet Serbinë zyrtare dhe praninë e saj në Kosovë.

Njëanshmëria e saj më së miri u dëshmua, pasi gjyqtari,  Kai Ambos kërkoi që Hashim Thaçit t’ i jepet mundësia të mbrohet me kusht në liri, ajo përnjëherë e shkarkoi  nga detyra. Në vend të tij, kryetarja e Speciales,  Ekaterina Trendafilova caktoi Emilio Gattin. Kjo ka shtyrë avokatin  e ish-kryetarit të Kosovës të kërkojë shkarkim edhe të italianit, Emilio Gattit. Jo domosdoshmërish sipas avokatit, gjyqtari italian mund të jetë i njëanshëm por emërimi i tij nga Trendafilova u bë pa pritur dhe  pa bazë ligjore. Paragjykohet se Emilio Gatti mund t’ia bëjë argatin kryetares sipas mbrojtjes lënë vend për dyshime disa veprime të Trendafilovës. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …