Kush mbanë përgjegjësi se Moratoriumi e gjen Kosovën pa 23 ambasadorë, nga 32 sa i ka vendi ynë

Kush mbanë përgjegjësi se Moratoriumi e gjen Kosovën pa 23 ambasadorë, nga 32 sa i ka vendi ynë

Skadimi i afatit të Moratoriumit mes të Kosovës e Serbisë, i cili ishte  arritur si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, më 4 shtator të vitit 2020, Shtetin e Kosovës e gjen me një diplomaci të pakompletuar  si pasojë e tërheqjes së ambasadorëve nga kryeqendrat botërore nga ministrja e jashtme zonja, Donika  Shvarc, nga kryetarja, Vjosa  Osmani dhe nga kryeministri, Albin Kurti. Ky moratorium parashihte ndalesën e fushatës së Serbisë për largimin e njohjeve të shtetit të Kosovës si dhe ndalesën për aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Emir Abrashi nga Demokracia Plus, ka thënë se kërkesa nga Departamenti Amerikan i Shtetit për shtyrjen e këtij Moratoriumi, është ende jozyrtare. Kjo gjendje e krijuar në Shtetin e Kosovës, në raport me politikën e saj të jashme, edhe ashtu të brishtë, doemos se nënkupton pyetjen: kush mbanë përgjegjësi se Moratoriumi e gjen Kosovën pa 23 ambasadorë  nga 32 sa i ka vendi ynë në tërë botën, me më shumë se 200 shtete?.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …