Besnik Bislimi

Besnik Bislimi: Në arkivat e UÇK-së s’ ka asgjë për t’u fshehur, pasi në to kanë pasur qasje instanca të ndryshme gjyqësore

Zëvendës-kryeministri i Kosovës,  Besnik Bislimi ka reaguar pas deklaratës së tij në një konferencë për media, ku tha se është dakorduar me ndërmjetësuesin e dialogut nga BE-ja, Miroslav Lajçak, që Serbisë Kosova t’ia hapë arkivat e UÇK-së . Ai ka thënë se në arkivat e UÇK’së nuk ka asgjë për t’u fshehur dhe se në të kanë pasur qasje instanca gjyqësore të vendit dhe ato ndërkombëtare. “Të gjitha dokumentet rreth UÇK dhe aktivitetit të saj janë pjesë e arkivit shtetëror të Kosovës. Ato kane qenë dhe vazhdojë të jenë të hapura, janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen si nga vendorët ashtu edhe mekanizmat ndërkombëtarë, përfshi këtu gjykatat vendore e ndërkombëtare por edhe UNMIK apo EULEX. Janë pjesë e rëndësishme e dokumentarëve dhe librave të prodhuara gjeri më tani. Në këto arkiva nuk ka asgjë të fshehtë apo të klasifikuar, njësoj siç nuk ka asnjë arsye për të fshehur”, ka shkruar ndër të tjera ai. Ai ka konsideruar se e vetmja palë që mund të arrijë nëpërmjet hapjes së arkivave nga të dy shtetet është Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …