Lindita Nikolla është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, me 79 vota pro, duke pasuar në këtë detyrë Gramoz Ruçin

Lindita Nikolla është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, me 79 vota pro, duke pasuar në këtë detyrë Gramoz Ruçin

Lindita Nikolla është zgjedhur kryeparlamentare me 79 vota pro, duke pasuar në këtë detyrë Gramoz Ruçin. 137 deputetë kanë marrë pjesë në votimin pasditen e sotme për kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla. Nuk morën pjesë dhe nuk votuan deputetët Sali Berisha, Dashamir Shehi dhe Agron Duka. Nga 83 fletë votimi të vlefshme, komisioni i ngritur numëroi 79 vota pro dhe 4 kundër. Votat kundër janë të deputetëve të LSI. Kjo gjë u konfirmua dhe nga nënkryetari i LSI Petrit Vasili.Opozita nuk ka qëndruar që të dëgjojë fjalën e parë të Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi. Të gjithë së bashku, teksa Nikolla ka marrë fjalën, kanë goditur me duar tavolinat në Kuvend duke shkaktuar shumë zhurmë dhe më pas e gjithë opozita ka braktisur Kuvendin. ‘Të dashur qytetarë dhe qytetarë shqiptarë. Të nderuar deputetë dhe deputetë është nderë të jem këtu para popullit shqiptar. Është nje nder që nuk thuhet dot me fjalë. fjalët do t’i kursej me sa të mundem që t’ja lë kohë që do kemi së bashku.’- tha Nikolla.

 

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …