Ganimete Musliu: Çdo ditë po e shohim hipokrizinë, narcizmin, gënjeshtarin dhe së fundmi edhe tradhëtarin e këtij vendi

Ganimete Musliu: Çdo ditë po e shohim hipokrizinë, narcizmin, gënjeshtarin dhe së fundmi edhe tradhëtarin e këtij vendi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurtit për hapjen e arkivave të UÇK-së. Deputetja Musliu përmes një postimi, tha se ky demagogu po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë çdo ditë. “Ky demagogu, që gënjeu një pjesë të popullit brenda dhe jashtë vendit, çdo ditë po e shfaqë fytyrën e vet të vërtetë. Çdo ditë po e shohim hipokrizinë, narcizmin, gënjeshtarin dhe së fundmi edhe tradhëtarin e këtij vendi”, ka shkruar Musliu. Tutje Musliu tha se Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit te tyre. “Me kërkesen e tij për hapjen e arkivave të UÇK-së në linjën e njëjtë me kriminelet serb, Albini shiti edhe shpresën e fundit të familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre”. 

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …