Një femër 23 vjeçare, në Drenas, ka ndërruar jetë tri ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit

Një femër 23 vjeçare, në Drenas, ka ndërruar jetë tri ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit

Një  femër 23 vjeçare, në Drenas, ka ndërruar jetë tri ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit Familjari i viktimës, Haxhi Xhemajli, në rrjetet sociale ka shpërndarë lajmin për vdekjen e saj,  duke sqaruar se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar. “U detyrua  të vaksionohej për të qëndruar në vein e punës. Ajo vaksinë pas 48 ore të shkaktoi vdekjen. MOS NA #DETYRONI MOS NA #KUSHTËZONI Prehu në paqe mbesa jonë”, shkroi ai.  Mediet  kanë kontaktuar me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas,  për të sqaruar informatat rreth shkakut se pse vajza nga Drenasi ka vdekur tri ditë pasi është vaksinuar dhe se a ka pasur paraprakisht ndonjë informatë shëndetësore për pacienten. Nga kjo Qendër kanë deklaruar se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.

Kontrolloni gjithashtu

Nga retorika kundër “Të Parit” te ngulmimi për pozitën: Albin Kurti dhe qasja e tanishme ndaj kryeparlamentares

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka refuzuar për disa javë me radhë të ndryshojë emrin …