Albin Kurti

Qeveria e Kosovës refuzoi projektin amerikan për gazin natyror, pasi Albin Kurti ka vënë kushte që nuk kanë mundur të realizohen

Qeveria e Kosovës ka refuzuar projektin amerikan për gazin natyror, pasi Albin Kurti ka vënë kushte që nuk kanë mundur të realizohen. Projekti për ndërtimin e infrastrukturës për sjelljen e gazit amerikan është diskutuar mes qeverisë së Kosovës dhe agjencisë amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit për të cilin projekt ka siguruar rreth 200 milionë dollarë. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media tha se si qeveri u duhet kohë që të vendosin lidhur me projektin amerikan të gazit pasi nuk dihet kosto totale financiare. Administrata e kryetarit Biden në vitin 2021 kishte futur edhe Kosovën në buxhetin e agjensionit federal, ku ishte paraparë që Kosova të përfitojë 200 milionë dollarë të pakthyeshme për të ndërtuar gaz-përquesin në drejtim të Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, ku pastaj do të lidhej më rrjetin trans Adriatik apo me burime tjera.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …