Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli: Bashkimi Evropain t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka reaguar pas sulmeve ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës në Zubin Potok dhe Zveçan. Ai ka kërkuar që të reagojë Bashkimi Evropain ndaj Beogradit. Pacolli thekson se ofendimet e serbëve ndaj liderëve tanë janë të patolerueshme. “BE-ja t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan. Rrugët e bllokuara të lirohen sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji në pjesën verior të Kosovës. Janë të pa tolerueshme ofendimet e  serbëve ndaj liderëve tanë”, shkruan ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosje ndaj Albin Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të aprovojë kërkesën për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj …