Brickos

Fatmir Limaj

Limaj: Mbështesim plotësisht institucionet e vendit në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka ofruar mbështetje të plotë institucioneve të vendit në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara. Ai ka shkruar se me vëmendje po përcjell zhvillimet tash e disa ditë në veri të vendit. Ku serbët lokalë të direktuar nga Beogradi zyrtar po mbajnë të bllokuara pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak dhe po nxisin tensione. “U shprehi mirënjohjen time djemve tanë të uniformuar të cilët tash e sa ditë janë në krye të detyrës. Institucionet e Kosovës e kanë mbështetjen time të plotë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara. I bëj thirrje të gjithëve që të jemi unik në këtë temë dhe secili të përmbahet nga veprimet që mund të çojnë në tensionim të mëtejmë të situatës. Po ashtu, ftoj shtetet mike të Kosovës që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar që të t’i ndal veprimet që cenojnë sovranitetin e vendit tonë” ka shkruar mes tjerash, lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …