Selakoviq: Lavrov më ka thënë se mund të llogarisni në mbështetjen e Rusisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq ka deklaruar për agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” se gjatë qëndrimit në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Një Jork, është takuar me ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Llavrov. Shefi i diplomacisë serbe, Nikolla Selakoviq është cituar të ketë deklaruar se ai e ka njoftuar shefin e diplomacisë ruse me zhvillimet më të fundit në pjesën veriore të Kosovës. Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Llavrov ka deklaruar se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë kur janë në pyetje interesat e saj në Kosovë, njofton B92.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …