Kryetari Suma, priti në takim Kryetarin e Federatës së Mundjes së Kosovës Naim Muja

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim Kryetarin e Federatës së Mundjes së Kosovës z.Naim Muja dhe sekretarin e përgjithshëm z.Genc Fazlija.

Në takim ishin prezent edhe selektori i mundjes Ziber Xhoni, mundësit e kombëtares Egzon Xhoni dhe Fatlum Braka si dhe themeluesi i mundjes në Han të Elezit, z. Ferat Ramadani aktualisht trajner i mundjes së femrave.

Qëllimi i takimit është mbështetja e qendrës së mundjes që së shpejti pritet të inaugurohet dhe që me pajisje të mundjes, do të mbështet Federata e Mundjes së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …