Shtyhet seanca për ish-deputetin, Azem Syla

Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për Azem Sylën

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Azem Syla. Ky i fundit sot është paraqitur tek autoritetet e EULEX-it. Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën për paraburgim me peshën e veprës së kryer dhe ndikimin që ka ai, meqë sipas Prokurorisë, dyshohet për krim të organizuar, shpërlarje parash e vepra tjera të rënda penale. Përndryshe, deputeti Syla ka dhënë dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë institucionale si dhe nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës. “Hetimi i filluar ndaj meje është padrejtësi, por unë dëshiroj t’i jap hapësirë dhe mundësi drejtësisë të punoj pa ndikime”, ka thënë Azem Syla në një letër drejtuar medieve. Ai ditë më parë kishte mohuar në tërësi akuzat e Porkurorisë, të cilat kryesisht bazohen ne gazeta e portale që kanë lidhje me botën e krimit.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …