leoni

Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë,  Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins, në Uashington. Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qasjen e tij ndaj krizës në veri të Kosovës, ka treguar se Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës. Vuçiq ka bërë një nga gabimet e tij më të mëdha, duke ekzagjeruar përdorimin teatral të tankeve dhe duke sjellë ambasadorin rus, në bazën ushtarake të Rudnicës, në Serbi. Në të gjithë Evropën, njerëzit mund ta shohin fotografinë – edhe nëse nuk dinë shumë për Ballkanin – e një ambasadori rus pranë oficerëve të lartë ushtarakë serbë. Në këtë mënyrë, Vuçiq ka treguar se, nën udhëheqjen e tij, Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës. Problemi është se Perëndimi ende pretendon se situata është ndryshe. Hidhini një sy deklaratave të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në takim me Vuçiqin të enjten, duke i vlerësuar hapat që po i ndërmerr ai për serbët, reformat dhe sundimin e ligjit, tha mes tjerash, Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington. ( Më gjerësisht intervista (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …