leoni

Tërheqja e Njësisë Speciale nga Jarinja e Bërnjaka dhe vendosja e forcave të KFOR-it, në to fitore historike e Qeverisë Kurti (!)

Tërheqja e Njësisë Speciale nga Jarinja e Bërnjaka dhe vendosja e forcave të KFOR-it atje, fitore historike e Qeverisë Kurti (!)

Pas largimit të Njësisë Sepciale të Kosovës nga Jarinja dhe Bërnjaku, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se BE-ja dhe Serbia e kanë kuptuar se ka përfunduar epoka kur Kosova nënshtrohet.

Sveçla nuk përmend tërheqjen  e turpshme, të njësive speciale as rivendosjen e KFOR-it në kufi, sikur në kohën para shpalljes së Pavarësisë, por lavdëron tërheqjen paqësore, nga vendi ku policia me urdhër të tij e të Kurtit kishte hyrë dhe kishte mbetur ngujuar nga barrikaduesit serbë. Lavdërimi i ka hije Xhelalit, sepse me të vërtetë është treguar trim, si gjithnjë pas luftës, edhe pse nuk dimë të ketë marrë guximin e t’i ketë vizituar forcat speciale gjatë kohës sa ishin në rrethim. Ai krenohet se  Republika e Kosovës ka institucione demokratike dhe profesionale, por nuk ka treguar se në cilin vend të botës ka Njësi Policore Speciale “demokratike”. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Marenglen Kasmi

Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi: Kufijtë e identitetit: Shqiptarët e Kosovës dhe narrativa e “kombit kosovar”

Kohët e fundit në media e rrjete sociale po hasen gjithnjë e më tepër reflektime …