Rashit Qalaj

Qalaj: Policia e Kosovës është qysh moti e gatshme dhe e përgatitur të jetë pjesë e INTERPOL-it

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka deklaruar se Policia e Kosovës është qysh moti e gatshme e përgatitur të jetë pjesë e INTERPOL-it. Ai ka deklaruar më tutje se mendon që Kosova duhet të bëjë përpjekje vazhdimisht që të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare, e sidomos kur të kemi të bëjmë me ato të sigurisë. Mirëpo prapë është një vendim që duhet ta marr Qeveria e Kosovës, në konsultim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtar. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online”, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Reshat Qalaj ka theksuar gjithashtu se pjesëtarët e Policisë kanë qenë të gatshëm që të ndihmojnë kolegët e tyre nga shtet e tjera në luftimin e krimit ndërkombëtar qysh moti. Ai ka theksuar Policia e Kosovës me kapacitete ekzistuese është e gatshme të jetë pjesë e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, INTERPOL.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …