Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Samitin që u mbajt në Brdo të Sllovenisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Samitin që u mbajt në Brdo të Sllovenisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në takim me kryetarin e Serbisë,  Vuçiq, në Samitin e Brdos në Slloveni të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryetari  francez, Emmanuel Macron. Ishte një bisedë me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, presidentin e Francës, Emmanuel Macron,  ndërsa me  presidentin e Serbisë, folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Po ashtu, Kurti ka thënë se Kosova mbështet marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, trajtohen në mënyrë të barabartë. “Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Bashkimit Evropian  trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit kryesorë, ka shkruar Kurti. Ndërkohë  kryetari i Serbisë, Vuçiq  ka theksuar se në takim me Albin Kurtin kanë folur për njohjen e diplomave si për një pyetje që ia kishte  parashtruar Kurti, në të cilën ai nuk ishte përgjigjur.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …