Brickos

Mbi 5000 ushtarakëve në Shqipëri iu falen detyrimet ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Mbi 5000 ushtarakëve në Shqipëri iu falen detyrimet ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Nga sot, mbi 5000 ushtarakë, nuk kanë më detyrime ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe, përpos pensionit që do ta marrin të plotë, brenda një viti do të marrin mbrapsht hakun e borxheve të padrejta. Dje, 75 deputetë të parlamentit votuan pro projektligjit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, duke lënë prapa një histori të gjatë padrejtësie për këtë grupim. Me ligjin e ri, nga falja do të përfitojnë edhe ata ish-ushtarakë, të cilëve iu është rillogaritur pensioni. Në total, janë 6738 ­ushtarakë të prekur nga Akti Normativ i vitit 2010, prej të cilëve 5425 janë “ndëshkuar”, duke u detyruar t’i kthejnë shtetit 20-25 për qind të pensionit mujor që përfitonin.  Nga foltorja e Parlamentit, ministri Blendi Klosi bëri një përmbledhje të historisë së kësaj kategorie, që nga viti 2010 e deri më sot, duke treguar edhe arsyet pse 4 ligjet e hartuara për ushtarakët nuk dhanë zgjidhje efektive në llogaritjen e pensioneve. (Shekulli)

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …