Bodo Weber

Bodo Weber: Ngecjen në integrimin e vendeve të Ballkanit në BE e pengon direkt kryetari i Francës, Macron

Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor Bodo Weber, duke folur mbi  ngecjen në integrimit të vendeve të Ballkanit në BE e fajëson direkt kryetarin e Francës Emmanuel Macron. “Ka mosmarrëveshje serioze mes vendeve anëtare për të ardhmen e zgjerimit. Presidenti francez Macron është seriozisht kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian por që nuk e thotë me zë të lartë. Madje ai po ndikon edhe te shtetet tjera që të bllokojë zgjerimin e mëtejmë të BE-së. Qeveria e re gjermane do të ketë një sfidë të vështirë me Macronin, pasi që nëse nuk gjendet një marrëveshje me Parisin për të zhbllokuar zgjerimin e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zgjerimi do të jetë përfundimisht i vdekur për vitin e ardhshëm”, deklaroi Bodo Weber.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …