Andrej Plenkovic

Andrej Plenkoviq: Përdorimi i dhunës kundër emigrantëve është një akt i turpshëm

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq, ka konfirmuar se zyrtarët policorë kanë kthyer mbrapsht emigrantët në kufi me Bosnje-Hercegovinën, disa orë pasi kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq ka thënë se përdorimi i dhunës kundër emigrantëve është gjë e “turpshme”. Agjencia shtetërore e lajmeve Hina, ka cituar ministrin Bozhinoviq të ketë thënë se ai pret më shumë hollësi në këtë çështje nga shefi i Policisë kroate, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. “Shefi i Policisë ka krijuar menjëherë një ekip ekspertësh, të cilët kanë punuar pa pushim dhe sa e di, kanë ardhur në përfundim se ka pasur zyrtarë policorë të përfshirë”, ka thënë ai në margjina të një takimi të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Luksemburg.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani kërkon hetim nga Prokuroria Speciale

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka dështuar të mbahet …