Ferronikeli, në Drenas, ka ndalë përkohësisht prodhimin për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike

Ferronikeli, në Drenas, ka ndalë përkohësisht prodhimin për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike

Në njoftim thuhet se rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania Ferronikel  detyrohet të ndërpresë përkohësisht prodhimin. Katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen. Vendimi për ndërprerjen e plotë dhe të përkohshme të prodhimit nuk ka qenë një vendim i lehtë por është opsioni i vetëm i mbetur, pasi prej disa muajsh janë tentuar të gjitha rrugët e mundshme, duke kërkuar edhe ndihmën e qeverisë me gjenerimet vendore të energjisë. Duke qenë e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme për impaktin shumëdimensional që e ka në sektorin e punësimit, prodhimit dhe eksportit, Ferronikeli për muaj me radhë ka operuar me humbje me shpresën që situata do të përmirësohet.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …