Dje në Prizren, në ditën e heshtjes zgjedhore, kryeministri Kurti dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vazhduar pa pengueshëm fushatën zgjedhore. I shoqëruar nga një eskortë militantësh dhe nga kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka ai me simpatizantët ka lëvizur nëpër rrugë dhe lokale të qytetit duke takuar njerëz e duike i ftuar ata që ta votojnë kandidatin e Vetëvendosjes. Duket se Albin Kurti po bën gjithë çka mundet, në mënyrë që ta ruajë numrin e votuesve për Haskukën, pasi sipas disa sondazheve konstatohet se ka rënë interesimi i votuesve për ta votuar edhe për një mandat.
Kurti jo vetëm që nuk është rezervuar nga fushata, në ditën e heshtjes zgjedhore, por ai nuk ka qarë kokën as për shkakun se eskorta e tij e policisë ka bllokuar për disa orë rrugën kryesore të qytetit të Prizrenit, duke shkaktuar tollovi për qytetarët në trafik. Në një video të postuar nga qytetarët vërehet qartë kolona e madhe e veturave të situsura në pritje të hapjes së rrugës. Në fotot e shpërndara edhe nga mediat lokale dhe në rrjetet sociale, Kurti shihej në shoqërimin e Mytaher Haskukës dhe deputetes boshnjake, Duda Balje.