Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është radhitur në mesin e 500 myslimanëve më me ndikim në botën islame

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është radhitur në mesin e 500 myslimanëve më me ndikim në botën islame

Në përzgjedhjen e sivjetme nga mesi i personaliteteve myslimane më me ndikim, Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike, me seli në Jordani, Myftiun e  Kosovës, Naim  Tërnava, e ka radhitur në mesin e  500 myslimanëve më me ndikim në botën islame. Në  njoftimin e Bashkësisë Islame  të Kosovës  theksohet se: “Ky vlerësim jubilar për myftiun e Republikës së Kosovës është një nder jo vetëm për Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame, si organizatën fetare më të madhe në vend, por edhe për Kosovën. Vlerësimet e këtilla, që janë rezultat i punës dhe angazhimit serioz në ndërtimin institucional të jetës fetare, në ndërtimin e urave ndërmjet komuniteteve tradicionale fetare, të shprehura veçmas në tolerancën fetare në vendin tonë dhe në angazhimin për mirëqenien e popullit në përgjithësi, duhet të prezantohen para botës myslimane.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …